Jose Mourinho do të vazhdojë qëndrimin tek Roma.
Portugezi u përfol për një kalim të mundshëm tek PSG.
Fabrizio Romano raporton se Paris Saint-Germain nuk do të shkojë për José Mourinhon si trajner, ai do të qëndrojë në AS Roma.
Tek stoli i parisienëve, Christophe Galtier është në krye të listës – por ende pret që PSG të kontaktojë OGC Nice për t’u marrë vesh për ndërprerjen e kontratës.
Sipas Romanos, hapi i parë do të jetë ndarja me Pochettino përpara se të njoftojë Luis Campos dhe menaxherin e ri.