Paris Saint-Germain iu rikthye ndeshjeve kampionale, pas pushimit të kombëtareve, raporton Sinjali Sport.
Gjiganti francez e priti skuadrën e Nantes në ‘Parkun e Princave’, ku e mposhti me rezultat 3-1.
Mbappe realizoi i pari në këtë takim, e pastaj Muani barazoi, kurse Appiah me një autogol dhe Messi me të parin në kampionatin francez mbyllën çështjen e fituesit.
Kryeqytetasit francez janë dukshëm më të mirët në ligë me 37 pikë, derisa mysafirët me 18 pikë janë në vendin e 11-të. /Gazeta Sinjali Sporti/