image PSG në 'hall', lëndimi i Neymarit do ta mbajë gjatë jashtë fushave

Futboll

PSG në ‘hall’, lëndimi i Neymarit do ta mbajë gjatë jashtë fushave

news image

Sulmuesi brazilian Neymar pritet të mungojë nga gjashtë deri në tetë javë, pas lëndimit që pësoi.

Klubi i Paris Saint-Germain ka njoftuar përmes një komunikate se Neymar do të mungojë nga gjashtë deri në tetë javë për shkak të lëndimit në këmbën e majtë.

“Ekzaminimet e kryera mbrëmë konfirmojnë se Neymar Jr vuan nga një ndrydhje e këmbës së majtë me lëndime të ligamenteve. Pritet një mosdisponueshmëri prej 6 deri në 8 javë. Një pikë e re do të bëhet në 72 orë për të specifikuar evolucionin”, thuhej në njoftim.

Neymar u lëndua gjatë ndeshjes së PSG-së me St Etienne në minutat e fundit të ndeshjes. /Gazeta Sinjali Sporti/