image Zhgënjim në negociata, Neymar ndërpret bisedimet me klubin amerikan

Futboll

Zhgënjim në negociata, Neymar ndërpret bisedimet me klubin amerikan

news image

Neymar nuk do të transferohet te FC Cincinnati, të paktën për momentin, pasi ka vendosur të tërhiqet nga bisedimet me klubin e MLS-së.

Sipas raportimit të “The Athletic”, ylli brazilian është zhgënjyer nga ritmi i ngadaltë i negociatave për një transferim të mundshëm dhe ka vendosur t’i japë fund diskutimeve.

Edhe pse FC Cincinnati nuk ka paraqitur asnjë ofertë zyrtare, Neymar raportohet se ishte i hapur për një kalim në skuadrën amerikane, në rast se palët do të arrinin marrëveshje financiare.

Megjithatë, mungesa e progresit në negociata ka bërë që ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain të humbasë durimin dhe të tërhiqet nga bisedimet.

Tashmë mbetet të shihet nëse klube të tjera do të shfaqin interes konkret për Neymarin, ndërsa e ardhmja e tij mbetet një nga temat më të përfolura të merkatos.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/