Ylli brazilian, Neymar nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit miqësore të “Seleçao”-s para Kupës së Botës ndaj Egjiptit, për shkak të një problemi fizik.
Federata Braziliane e Futbollit ka konfirmuar se sulmuesi 34-vjeçar i Santos nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Cleveland-it, por do të qëndrojë në bazën stërvitore në New Jersey për të vijuar trajtimin e një dëmtimi në pulpë.
Ky është një tjetër pengesë për Neymarin, i cili gjatë këtij sezoni është përballur shpesh me lëndime, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e tij me kombëtaren në prag të turneut madhor.
Përfshirja e tij në listën e Brazilit për Kupën e Botës ka qenë një nga temat më të diskutuara, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti po vazhdon të monitorojë nga afër gjendjen e tij fizike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!