image "Avion privat, 500 mijë euro për postim", benefitet e tjera që Neymar do t'i përfitojë në Arabi

Futboll

“Avion privat, 500 mijë euro për postim”, benefitet e tjera që Neymar do t’i përfitojë në Arabi

news image

Neymar do të transferohet në Arabi pas arritjes së marrëveshjes mes PSG-së dhe Al-Hilal për nënshkrimin e brazilianit.

Braziliani është pajtuar t’i bashkohet skuadrës saudite në një mega-kontratë 2-vjeçare, ku përveç shumës astronomike në kontratë, ai do të përfitojë edhe benefite të tjera.

Neymar pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro për dy sezonet e tij te skuadra e Al Hilal.

Megjithatë kjo nuk është e tëra. Siç raporton ‘FootMercato’, Neymar do të ketë edhe privilegje të tjera në këtë kontratë, siç përfshihen:

  • Një avion privat në dispozicion të tij
  • Një shtëpi e madhe me staf
  • 80,000€ bonus për çdo fitore të Al-Hilal
  • 500,000 € për çdo postim në rrjetet sociale që promovon Arabinë Saudite

Braziliani kishte luajtur gjatë gjithë para-sezonit të PSG-së, por u bë e qartë javën e kaluar se ai – si dhe mesfushori Marco Verratti – nuk ishin në planet e klubit për sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit të ri Luis Enrique.

/GazetaSinjali/