Paris Saint-Germain vizitoi Saint Etienne në xhiron e 15-të të Ligue 1, shkruan Sinjali Sport.
Skuadra nga kryeqyteti francez fitoi me rikthim, pasi ishin në disavantazh 1-0, ata përmbysen rezultatin në 1-3.
Denis Bouanga kaloi vendasit në avantazh, por mysafirët më pas patën radhën duke i shënuar tre gola me Marquinhos dy herë dhe Di Marian, që të tre golat e asistuar nga Leo Messi.
Kryeqytetasit francez mbajnë kreun e tabelës me 40 pikë, përderisa vendasit me 12 pikë në vendin e 12-të.
Sot debutoi Sergio Ramos për mysafirët, duke i kompletuar 90 minutat e parë me parisienët. /Gazeta Sinjali Sporti/