image PSG ia dedikon titullin stafit shëndetësor

Futboll

Futboll/ PSG ia dedikon titullin stafit shëndetësor

news image

Paris Saint-Germain edhe zyrtarisht tani është kampion i Ligue 1 në Francë pasi kampionati u anulua dje.

E, këtë titull presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi tha se ua dedikojnë stafit mjekësor

“Dëshirojmë t’ia kushtojmë këtë titull kampionit të Francës në Ligue 1 2019-2020 të gjithë stafit të kujdesit shëndetësor dhe heronjve të tjerë”.

“Ne i kuptojmë, respektojmë dhe mbështesim vendimet e marra nga qeveria franceze për të ndaluar kampionatin. Shëndeti, siç ka thënë qeveria gjithmonë, duhet të jetë përparësia jonë.”

/Gazeta Sinjali/