Paris Saint-Germain edhe zyrtarisht tani është kampion i Ligue 1 në Francë pasi kampionati u anulua dje.
E, këtë titull presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi tha se ua dedikojnë stafit mjekësor
“Dëshirojmë t’ia kushtojmë këtë titull kampionit të Francës në Ligue 1 2019-2020 të gjithë stafit të kujdesit shëndetësor dhe heronjve të tjerë”.
“Ne i kuptojmë, respektojmë dhe mbështesim vendimet e marra nga qeveria franceze për të ndaluar kampionatin. Shëndeti, siç ka thënë qeveria gjithmonë, duhet të jetë përparësia jonë.”