image PSG fiton me përmbysje ndaj Angersit

Futboll

PSG fiton me përmbysje ndaj Angersit

news image

Paris Saint-Germain ka fituar ndeshjen ndaj Angersit me përmbysje 2:1, në kuadër të javës së 10-të në Ligue 1 të Francës.

Angers kaloi i pari në epërsi në minutën e 36-të kur Fulgini realizoi pas asistit të Boufal.

Danilo barazoi rezultatin në minutën e 69-të, kur pas asistit të Mbappes, me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Krejt në fund, Mbappe realizoi për 2:1 nga pika e bardhë në minutën e 87-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e parë./Gazeta Sinjali Sporti/