image Presidenti i PSG-së e zbulon marrëveshjen që ka me Mbappen

Futboll

Presidenti i PSG-së e zbulon marrëveshjen që ka me Mbappen

news image

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka folur për thashethemet për largimin e Kylian Mbappes nga klubi francez, duke zbuluar se dyshja kanë një “marrëveshje zotërinjsh”.

“Kylian Mbappé këtu e ka qendrën stërvitore më të mirë në botë, trajnerin më të mirë në botë dhe rregullisht luan në Champions League. Ai është në qendër të projektit tonë. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Ai tha se kishte një marrëveshje me mua. E bëri. Është një marrëveshje. Më shumë marrëveshja zotërinjsh sesa e nënshkruar. Nuk ka shumë negociata për momentin”, tha Al-Khelaifi.

Mbappe do të jetë në qendër të vëmendjes në këtë afat kalimtar të janarit, pasi kontrata e tij me PSG-në përfundon në fund të edicionit.

Real Madridi është skuadra që po i prin garës për francezin.\

/GazetaSinjaliSport/