image Mbappe “armiku numër një” në Paraguaj, digjet kukulla me emrin e tij pas eliminimit nga Botërori

Futboll

Mbappe “armiku numër një” në Paraguaj, digjet kukulla me emrin e tij pas eliminimit nga Botërori

news image

Kylian Mbappe është vënë në qendër të zemërimit të tifozëve paraguajanë pas eliminimit të kombëtares së tyre nga Franca në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës.

Tensionet nisën pas përfundimit të ndeshjes Paraguaj–Francë, kur ylli francez kritikoi ndërhyrjet e ashpra të futbollistëve kundërshtarë ndaj tij. Situata u përshkallëzua edhe më tej pas përplasjes së tij verbale me senatoren paraguajane, Celeste Amarilla.

Frustrimi ndaj sulmuesit të Francës dhe Real Madridit u shfaq edhe gjatë festivalit tradicional “San Juan”, të zhvilluar në Asuncion.

Në qendër të kryeqytetit u vendos një kukull me mbishkrimin “Mbappe”, e cila më pas u dogj nga pjesëmarrësit, si shenjë pakënaqësie për eliminimin nga Botërori.

Pamjet e ngjarjes u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe shkaktuan reagime të shumta.

Ndërkohë, Mbappe dhe Franca kanë siguruar kualifikimin në gjysmëfinale, ku do të përballen me fituesin e ndeshjes Spanjë–Belgjikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/