image PSG e ‘shkatërron’ Lyon në gjysmë-finale të Kupës së Francës – Mbappe hat-trick

Futboll

Futboll/ PSG e ‘shkatërron’ Lyon në gjysmë-finale të Kupës së Francës – Mbappe hat-trick

news image

Skuadra e PSG është kualifikuar në finale të Kupës së Francës pasi e ka mposhtur me rezultat 1:5 skuadrën e Lyon.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Lyon me anë të Terrier në minutën e 11-të, transmeton Gazeta Sinjali.

Kaq ishte nga skuadra e Lyon. Në minutën e 14-të, Kylian Mbappe barazoi rezultatin dhe e filloi festivalin e golave.

Pastaj në të 64-tën, Neymar nga pika e bardhë kaloi në epërsi PSG-në.  Në të 70-tën, Kylian Mbappe doli në skenë duke e ngritur rezultatin në 1:3.

Pastaj në të 82-tën, Sarabia shënoi golin e katërt. Për të përmbyllur këtë festival golash u përkujdes ai që e nisi. Mbappe shënoi golin e tretë personal në këtë ndeshje në minutën e 92-të.

PSG tashmë gjendet në finale dhe atje  e pret fituesin e ndeshjes St.Entienne-Rennes./Gazeta Sinjali/