image PSG e "çmonton" Clermont, Mbappe e Neymar me het-trick golash, Messi me het-trick asistimesh

Futboll

PSG e “çmonton” Clermont, Mbappe e Neymar me het-trick golash, Messi me het-trick asistimesh

news image

PSG ka fituar me rezultat të thellë ndaj skuadrës së Clermont.

Parisienët kanë triumfuar me rezultat 6-1 si mysafir ndaj Clermont, shkruan Sinjali Sport.

Protagonistët kryesorë të ndeshjes sigurisht se ishin treshja sulmuese Kylian Mbappe, Lionel Messi e Neymar.

Mbappe e Neymar arritën që të realizonin het-trik golash, gjersa Lionel Messi u përkujdes që të dhurojë het-trik asistimesh.

PSG ecën sigurt drejt titullit kampion në Francë, tani duke u shkëputur në 15+ pikë nga përcjellësi i dytë, me 71 pikë të mbledhura në 31 xhiro.

/GazetaSinjaliSport/