image Pse prindërit bëjnë një gabim të madh që i lënë fëmijët të flenë në krevatin e tyre

Modë & Stil

Pse prindërit bëjnë një gabim të madh që i lënë fëmijët të flenë në krevatin e tyre

news image

Të gjithë kanë fjetur të paktën një herë në krevatin e prindërve kur ishin të vegjël, pas një ëndrre të keqe. Kjo gjë përsëritet në çdo brez.

Mirëpo, disa studime tregojnë se prindërit që i lënë fëmijët të flenë në shtratin e tyre, në të vërtetë mund t’ju bëjnë më shumë dëm sesa mirë, pra shkaktojnë një ndikim negativ si për prindin ashtu edhe për fëmijën.

Nëse e lini fëmijën të flejë në krevatin tuaj, ju në fakt po dëmtoni shëndetin fizik të tij.

Prindërit rrezikojnë të “mbivendosen” mbi fëmijët dhe gjithashtu dyshekët mund të jenë të pasigurt për ta. Foshnjat kanë nevojë për shtratin e tyre të fortë.

Gjumi me fëmijët mund të jetë i keq edhe për prindërit

Sipas një studimi të fundit, nënat që mbajnë në krevat të vegjlit të tyre humbasin më shumë orë gjumi dhe për pasojë mund të vuajnë nga stresi, depresioni dhe ankthi.

Shtuar kësaj, studimi gjithashtu pohoi se duke i lënë fëmijët të flenë në mënyrë të pavarur i ndihmon ata të mësojnë të vetë-qetësohen dhe të zhvillojnë modele të shëndetshme të gjumit. /Gazeta Sinjali/