image I riu në Viti ushtron dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet nga Policia
[wp-story id="814678"]

Siguri

I riu në Viti ushtron dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet nga Policia

news image

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në Viti, raporton Gazeta Sinjali.

Një nënë ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj 19-vjeçar.

Sinjali mëson se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e familjes, ku pas një fjalosjeje, i dyshuari e ka goditur nënën e tij me shuplaka, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore për çka ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore në spital.

Me t’u denoncuar rasti, 19-vjeçari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj të njëjtit të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/