image 2 gra shqiptare i shkruajnë dhuruesit të spermës, ai tregon për çfarë e pyetën (VIDEO)

Shqipëri

2 gra shqiptare i shkruajnë dhuruesit të spermës, ai tregon për çfarë e pyetën (VIDEO)

news image

Dhuruesi i spermës Kyle Gordy i cili udhëton në vende të ndryshme të botës për të ndihmuar gratë që të bëhen me fëmijë, aktualisht i ka 64 fëmijë dhe 8 të tjerë janë në proces, duke ardhur së shpejti në jetë.

I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se pas intervistës në po këtë emision dy persona nga Shqipëria e kanë marrë në telefon dhe e kanë pyetur për shërbimet që bën.

Më tej ai theksoi se shqiptarët fillimisht duan një të dashur apo burrë përpara se të bëjnë një fëmijë.

“Dy persona nga Shqipëria më kontaktuan e shfaqën interes për shërbimet që bëj unë. Ishin kurioze për të mësuar më shumë. Shqiptarët fillimisht duan një të dashur apo burrë përpara se të bënin fëmijë”- tha ai.

Gjithashtu, ai theksoi se ka fëmijë në Hong Kong, Britani, Evropë, Amerikë, por që pjesën më të madhe e ka në Holandë.

“Kam fëmijë në Hong Kong, Francë, Britani, pra në tre kontinente, Evropë, Zi, Amerikë. Pjesën më të madhe të fëmijëve i kam në Holandë ndërsa pjesën tjetër të shpërndarë në botë. Kam dhe në Afrikë fëmijë”- tha ai.

/GazetaSinjali/