image Çfarë ndodhi në rrahjen e parmbrëmshme në një lokal në Ferizaj?

Kosovë

Dhunë/ Çfarë ndodhi në rrahjen e parmbrëmshme në një lokal në Ferizaj?

news image

Parmbrëmë, pak para mesnatës ka ndodhur një rrahje në një lokal pranë objektit të Komunës në Ferizaj.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta se pronari i lokalit ku ka ndodhur rrahja, është përleshur fizikisht me një person tjetër.

Nga rrahja e cila kishte nisur brenda lokalit, janë vërejtur njolla gjaku në trotuar, ndërkaq shumë qytetarë janë parë duke u larguar nga lokali me panik në momentin kur ka nisur sherri.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë në Ferizaj, Agim Gashin për të marrë informacion zyrtar për këtë rrahje. Gashi ka thënë se momentalisht nuk ka qasje në raportet policore dhe ka kërkuar që pyetjet të bëhen me shkrim. /Gazeta Sinjali/