image "Pse nuk u kthyet në profesionin e mjekut për ta luftuar koronavirusin?" - Berisha: As nuk më ka shkuar në mendje

Rajon

Rajon/ “Pse nuk u kthyet në profesionin e mjekut për ta luftuar koronavirusin?” – Berisha: As nuk më ka shkuar në mendje

news image

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se as nuk i ka shkruar në mendje të kthehet në profesion të mjekut në këtë kohë të pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Berisha i cili ka ushtruar profesionin e kardiologut për 20 vjet, thotë se njohuritë e tij rreth mjekësisë tashmë janë avulluar.

Madje, ai e quan qesharake idenë që dikush mund të mendojë se ai është mjek edhe pas 30 vitesh shkëputje nga ky profesion.

A ju ka shkuar në mend t’i bashkoheshit thirrjes që mjekët të kthehen për të luftuar kundër koronavirusit?

“Nuk më shkoi dhe nuk kishte si të më shkonte në mend se pas 30 vitesh të pretendoni që unë jam mjek është gjëja më qesharake. Asnjë njeri që nuk e ushtron një profesion për 30 vite nuk besoj se mund ta ushtroj ndonjëherë më. Unë kam qenë mjek me një pasion të jashtëzakonshëm, por nuk mund të them që jam më kardiolog. Kam qenë 20 vite kardiolog”, tha Berisha për mediat në Shqipëri. Gazeta Sinjali/