image Pse Evropa po përballet me rritje të faturave të rrymës dhe gazit?

Evropë

Pse Evropa po përballet me rritje të faturave të rrymës dhe gazit?

news image

Sot në media u raportua se zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka paralajmëruar rritje të faturave të energjisë elektrike, që sipas tij, vjen si pasojë e rritjes së importit të energjisë elektrike e cila ka mbërritur çmime stratosferike.

Ndërkohë që Shqipëria sot ka shpallur emergjencë në furnizimin e energjisë elektrike.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se ditën e nesërme do të prezantohet plani për të përballur këtë situatë.

Familje në të gjithë Evropën përballen këtë dimër me fatura shumë më të larta të energjisë, për shkak të rritjes globale të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit.

Grupet e konsumatorëve paralajmërojnë se më të cenueshmit në rajon mund të përballen edhe me mungesa karburantesh.

Pse çmimet e konsumatorëve me pakicë rriten?

Shumë furnizues të energjisë kanë njoftuar për rritje të tarifave familjare në muajt e fundit. Kjo, pasi furnizuesit mund t’i rrisin tarifat e konsumatorëve me pakicë, kur çmimet e tregut me shumicë rriten ndjeshëm.

Furnizuesit mund të blejnë energji në tregun me shumicë në ditën e furnizimit, një ditë përpara dhe muaj ose sezone paraprakisht.

Ata duhet të përpiqen të parashikojnë se kur do të jetë çmimi më i lirë dhe ta blejnë sasinë e duhur për të mbuluar nevojat e klientëve të tyre.

Nëse furnizuesit nuk blejnë energji mjaftueshëm, ata mund të kenë nevojë të blejnë më shumë me një çmim që mund të jetë më i lartë, varësisht lëvizjeve të tregut.

Këtë vit, çmimet janë rritur gjatë gjithë verës.

Çfarë mund të bëjnë konsumatorët?

Në vendet me shumë furnizues të energjisë, konsumatorët inkurajohen t’i ndërrojnë ofruesit e shërbimeve.

Britania ka rreth 50 furnizues për shkak të një tregu të çrregulluar, por ata që janë më të vegjël kanë më pak kapital për t’i mbrojtur blerjet e energjisë me shumicë kundrejt çmimeve të larta dhe disa prej tyre kanë dështuar muajve të fundit.

Rregullatori britanik i energjisë, Ofgem, i inkurajon konsumatorët që të kontaktojnë me furnizuesin e tyre të energjisë nëse kanë vështirësi për t’i paguar faturat, për t’iu shpjeguar se kur dhe sa mund të paguhen.

Gjithashtu këshillohen masa të tilla si përmirësimi i izolimit apo njehsorët inteligjentë, por ato mund të kërkojnë kosto fillestare.

Reduktimi i përdorimit të energjisë është shumë më i lehtë gjatë muajve të verës./GazetaSinjali/