image PSD: Megafoni i VV-së qenka zgjedhë zv/drejtor në RTK, edhe pse ishte larguar për shkak të ofendimeve

Politikë

PSD: Megafoni i VV-së qenka zgjedhë zv/drejtor në RTK, edhe pse ishte larguar për shkak të ofendimeve

news image

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj ka reaguar për emërimin e Arsim Halilit si zëvendës drejtor i përgjithshëm i RTK-së. Kukaj në postimin e tij në Facebook e ka quajtur Halilin “megafon i VV-së” dhe “homofob”, shkruan Gazeta Sinjali.

Kukaj ka thënë se Halili ishte pjesë e RTK-së mirëpo ishte larguar pasi e kishte ofenduar komunitetin LGBTI.

Anëtari i PSD-së ka thënë se Halili e ka udhëhequr një fushatë denigruese ndaj NPB-së bashkë me ministrat e zyrtarët e Vetëvendosjes.

Zgjedhja e një personi që me kaq zell i shërbeu Vetëvendosjes cenon rëndë pavarësinë e një institucioni publik si RTK-ja. Vendosja e tij aty është në shërbim të kapjes së RTK-së“, ka shkruar ai.

Arsim Halili

/GazetaSinjali/