image PSD-ja - Veselit: S'nënshkruajmë asgjë që vjen nga ju

Partitë/ PSD-ja – Veselit: S’nënshkruajmë asgjë që vjen nga ju

news image

PSD-ja nuk do të nënshkruajë asgjë që prpozohet nga PDK-ja. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi.

Ajo ka thënë se as vetë Veseli nuk e beson paktin që po kërkon ta nënshkruajnë partitë politike në Kosovë.

“PDK-ja e Kadri Veselit duhet të shkoj në opozitë. I ka bërë mjaft dëme vendit. Sigurisht që nuk do të nënshkruajmë asgjë qe propozohet nga PDK. E aq më pak, një pakt kundër korrupsionit. Nuk e beson vet ai këtë gjë, nuk i besojmë as ne. Qytetarët do të vendosin me votë se kush do t’i përfaqësoj në kuvend dhe kujt do t’i japin mandatin për të qeverisë”, ka shkruar Kuçi në Facebook.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot në një konferencë për media ka propozuar që të gjithë liderët e partive politike të nënshkruajnë një marrëveshje për luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit.

Ai ka thënë se të njëjtën marrëveshje që e ka nënshkruar do t’ua dërgojë edhe partive të tjera politike. Njëra ndër pikat që Veseli ka përmendur ka qenë edhe pastrimi i listave të kandidateve për deputetë nga partitë politike.