image PSD-ja në Ditën e Evropës e “faturon” Gjermaninë për mjekët e infermierët që po ia merr Kosovës

Politikë

PSD-ja në Ditën e Evropës e “faturon” Gjermaninë për mjekët e infermierët që po ia merr Kosovës

news image

Sot për Ditën e Evropës, Partia Socialdemokrate (PSD), ka “faturuar” Gjermaninë për mjekët dhe infermierët e marrë nga Kosova.

Zgjim Hyseni nga kjo parti tha se Gjermania po eksporton mallra në Kosovë e po importon njerëz, duke iu referuar numrit të madh të mjekëve të cilët kanë shkuar në këtë vend.

Sipas Hysenit vetëm në katër muajt e fundit 91 mjekë kanë ikur nga Kosova të cilët po të shkolloheshin në Gjermani do të kushtonin 200 mijë euro.

Ai gjithashtu shtoi dha edhe numrin e infermierëve të marrë që ishte 300. Po të shkolloheshin në Gjermani do të kushtonin 27 milionë euro.

“Sot, për ditën e Evropës kemi ardh me urua Gjermaninë. Gjermania po eksporton mallra, e po importon njerëz. Mjekët po i marrin falas. Vetëm në katër muajt e fundit të këtij viti, kanë ikur 91 mjekë, të cilët po të shkolloheshin në Gjermani do të kushtonin 200 mijë euro. Po t’i llogarisim edhe 300 infermierë, që do të kushtonin nga 30 mijë euro. Pra, vetëm këtë vit ne ja kemi dhënë Gjermanisë 27 milionë euro. Nëse trendi vazhdon si kështu, kjo i bie që ne e subvencionojmë Gjermaninë. Oda e Mjekëve ka paralajmëruar që brenda 3-4 viteve të ardhshme, Kosova do të mbesë pa mjekë. Kjo marrëdhënie e pabarabartë nuk është asgjë tjetër përveç shfrytëzim”, ka thënë Hyseni.

“Kjo është fatura e shfrytëzimit e kemi sjell sot për Ditën e Evropës, por është e kufizuar sepse nuk janë edhe profesionet e tjera. Në tregun e lirë, që po e quajnë, vetëm Kosova po zbrazet, nuk po vijnë këtu mjekë gjerman”, ka shtuar ai.

/GazetaSinjali/