image Kadri Veseli u dërgon liderëve politik marrëveshje për luftimin e korrupsionit

Kosovë

Kadri Veseli u dërgon liderëve politik marrëveshje për luftimin e korrupsionit

news image

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot në një konferencë për media ka propozuar që të gjithë liderët e partive politike të nënshkruajnë një marrëveshje për luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit.

Ai ka thënë se të njëjtën marrëveshje që e ka nënshkruar do t’ua dërgojë edhe partive të tjera politike. Njëra ndër pikat që Veseli ka përmendur ka qenë edhe pastrimi i listave të kandidateve për deputetë nga partitë politike.

“Javën e kaluar kam folur kundër korrupsionit, listën e pastër që do ta përfaqësojmë dhe qeverinë që do ta drejtojë unë, qeveri që do të jetë pa aktakuza. Vendimet e brendshme i kam marrë unë, për t’i larguar nga postet zyrtare të gjithë ata që kanë pasur aktakuza kundër nepotizmit apo korrupsionit”.

“Unë i kam dëgjuar të gjithë liderët politik që flasin kundër korrupsionit, por sot pa pasur një hap konkret të prekshëm. Boll me fjalë, qytetaret duan vepra. Jo është arsyeja pse unë prezantoj paktin kundër korrupsionit me 10 pika për të cilat duhet ne të gjithë liderët e partive politike të jemi dakord në mënyrë që të rinovojmë besimin e publikut te politikanët në mënyrë që të luftojmë më të vërtetë korrupsionit”, ka deklaruar Veseli.

Më tutje kreu i PDK-së u ka bërë thirrje të gjithë liderëve të partive politike që ta nënshkruajnë këtë marrëveshje.

“Njëra prej këtyre pikëve mund të materializohet qysh këtë javë, për të ndërmarrim veprime konkrete duke pastruar listat ndaj atyre që kanë aktakuza për korrupsion dhe nepotizëm”.

“Këto janë gjërat më themelore dhe më të nevojshme për ta luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme këtu. Unë ju bëjë thirrje të gjithë liderëve që ta nënshkruajnë këtë pakt dhe janë çështje më të mëdha edhe se konfliktet personale. Pasi ta nënshkruar unë që nga dita e sotme do t’ua dërgojë të gjitha liderëve politik”, ka deklaruar Veseli./Sinjali/