Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës që t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve, Dardan Molliqajt dhe Adem Megjuanit, ka reaguar Partia Socialdemokrate.
Nol Nushi nga kjo parti, e ka cilësuar këtë kërkesë si skandaloze.
Po ashtu, Nushi ka thënë se sikur nuk ju mjaftoi arrestimi me 60 policë dhe tani po duan t’i mbajnë të mbyllur për 30 ditë.
Reagimi i plotë:
SKANDAL
Prokuroria e shtetit ka kerkuar 30 DITE PARABURGIM, per Dardanin e Ademin.
Sikur te mos mjaftonte arrestimi me 60 police, tash po duan t’i mbajne mbyllur per 1 muaj.
Kjo nuk ka asnje logjike juridike prandaj eshte sjellje tipike e politike. /GazetaSinjali/