Partia Social-Demokrate përmes një aktiviteti afër objektit të qeverisë ka vendosur një tendë për të votuar në referendumin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Nol Nushi, anëtar i kësaj partie, tha se këtë kuti votimi e kanë bërë enkas për kryeministrin Albin Kurti, dhe se presin që ai të vijë të votojë nga zyra e tij.
“Kemi vendosur një pikë votimi ku mund të votohet për referendumin për bashkimin me Shqipërinë. Kjo është nisë nga deklaratat e Kurtit, i cili thoshte se do të votonte për bashkim, nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik”, tha Nushi para mediave.
“Po e presim Kurtin që të vijë nga zyra e tij dhe të votojë. Ne e dimë se Kurti ka 700 punë, por besoj se punë ma të rëndësishme se bashkimi kombëtar nuk ka”, u shpreh tutje Nushi.
“Kjo pikë votimi është vetëm për zotin Kurti”.