image Protiq: Serbia po mban peng fëmijët nën Ibër, për të thënë se Kosova është serbe

Politikë

Kritikë/ Protiq: Serbia po mban peng fëmijët nën Ibër, për të thënë se Kosova është serbe

news image

Tregimi serb për Kosovën “është i pasinqertë, dyfytyrësh dhe malicioz” i ka thënë të përjavshmes së Beogradit, NIN”, Historiani serb, Millan St. Protiq, teksa i ka bërë një vështrim politikës së Beogradit zyrtar ndaj Kosovës.

“Dikush me vetëdije i mban peng me dekada ata fëmijë fatkëqij serbë, ata varfanjakë sakatë nën lumin Ibër, të rrethuar me tela gjemborë, vetëm pse ata fëmijë iu shërbejnë si argument kryesor se Kosova është serbe, edhe pse e dinë se nuk është”, i tha Protiq kësaj të përjavshmeje.

Siç është shprehur ai, “ata nuk japin as pesë para për atë se si jetojnë ata fëmijë dhe, nëse më pyetni mua, kaherë është dashur të thirren ata njerëz që bashkë me fëmijët të vijnë në Serbi”.

Sipas fjalëve të tij, “kjo është pjesa më e prapambetur e Evropës, e cila nuk do të emancipohet në 500 vjetët e ardhshme”.

“Por jo, kjo Kosovë edhe më tutje do të jetë obsesion ynë, edhe më tutje do t’i mbajmë fëmijët atje si pengje, që nga Mitrovica Veriore të krijojmë Sajgonin përplot kapadainj dhe kriminelë, ku bota e ndershme nuk ka kurrfarë mundësie për jetesë normale”, ka thënë Protiq.

Derisa ka përmendur që Vuçiq  thirret në Maks Veberin, është shprehur i gatshëm të vë bast se Vuçiqi “nuk ka lexuar as edhe një të vetmen libër të tij”

Protiq, njihet më së shumti në disiplinat humaniste për definicionin e shtetit. Ai thotë – shtet është territori i caktuar, populli në atë territor dhe pushteti mbi atë popull dhe atë territor. Pushtetin e përkufizon si monopol mbi forcën fizike”, sqaron Protiq.

Sipas fjalëve të tij, sikur ky definicion i shtetit të aplikohej në Kosovë “ajo do të ishte shtet”.

“Territori, populli dhe pushteti. A i ka këto Kosova? Sikur Vuçiqi njëmend të ishte veberist, ai do të ishte i detyruar ta pranojë Kosovën. Kaq për mosdijen e gjysmëintelektualizmin e tij”, është shprehur Protiq. /Gazeta Sinjali/