image Protestuesit serbë në Veri kundër ambasadorit: Rohde kjo nuk është Gjermani, kjo është Serbi

Politikë

Protestuesit serbë në Veri kundër ambasadorit: Rohde kjo nuk është Gjermani, kjo është Serbi

news image

Në protestën e sotme në Veri të Kosovës, ndër pankartat që mbajtën në duar serbët ishte edhe një kundër ambasadorit gjerman, Jorn Rohde.

 “Rohde, kjo nuk është Gjermania juaj, kjo është Serbi”, thuhej në pankartë.

Po ashtu, përveç një flamuri të gjatë serb që u shpalos në protestë pati edhe pankarta të tjera të tilla: “Me besim në Zot për Krishtlindje”, “President Vuçiq, ne kemi besim te ti”, “Sepse nuk ka kthim nga këtu”, “Drejtësi për Dejanin, Miljanin dhe Sllagjanin”, ndërsa pankarta e një madhësie më të madhe ishte kundër kryeministrit Kurti.

“Kurti, Kosova nuk është territori juaj, kjo është trashëgimia jonë!”.

Ambasadori gjerman kishte bërë një deklaratë që s’iu pëlqeu aspak qeveritarëve në Serbi.

“Keni barrikada bllokuese dhe nuk mund të lëvizni aq. Ka njerëz në veri dhe do të nënvizoja që ata po vuajnë më së shumti dhe janë bërë një top goditjeje nga politika. Kështu që, tash sidomos, meqë po vijnë Krishtlindjet, këto barrikada duhet hequr sa më parë që të jetë e mundur. Na duhet dialog dhe jo konfrontime. Qeveria ime qëndron sigurisht me Qeverinë e Kosovës për ta depërshkallëzuar situatën. Ata që janë përgjegjës për barrikadat duhet ta mendojnë mirë që po e bëjnë popullatën e tyre të vuajë”, kishte thënë Rohde në TV.

/GazetaSinjali/