Prej dy orësh tashmë protestuesit i janë drejtuar sërish sheshit Skënderbej në Tiranë, nga ku nisi edhe marshimi i tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Disa protestues tentuan t’i afrohen pemës së Vitit të Ri në shesh e cila është rrethuar me gardh metalik.
Ata tentuan të heqin gardhin, por menjëherë pati gaz lotsjellës të hedhur dhe turma u shpërnda për t’u zhvendosur.
Mediat në Shqipëri bëjnë të ditur se policia ka nisur edhe në sheshin ”Skënderbej” shoqërimet e disa të rinjve që nuk iu bindën urdhrit për t’u shpërndarë.
Ndërkohë që tashmë protestuesit janë shpërndarë në grupe të vogla nëpër rrugë, ndërsa policia vazhdon të qarkullojë.