image Kompania 'Pastërtia' njofton për vonesa në kryerjen e shërbimeve - Sinjali

Kompania ‘Pastërtia’ njofton për vonesa në kryerjen e shërbimeve

news image

Kompania Regjionale e Mbeturinave (KRM) “Pastërtia”, ka njoftuar se do të ketë vonesa në kryerjen e shërbimeve, sepse është ndërprerë deponimi në deponinë tranzitore në fshatin Gurëz.

Po ashtu nga kjo kompani bëjnë të ditur, se deponimi nuk mund të bëhet në Mirash të komunës së Obiliqit, për shkak të makinerisë së vjetruar.

Kjo ndalesë është bërë pa kurrfar paralajmërimi dhe pa arsye (kundrejt kompanisë sonë) prandaj, ne kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim për çdo vonesë të mundshme në kryerjen e shërbimeve nga ana jonë”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: