Qytetarë të shumtë kanë zhvilluar sot një protestë para Ambasadës së Serbisë në Tiranë, të shoqëruar me veshje popullor dhe flamurin shqiptar.
“Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, ishin këto thirrjet e qytetarëve para ambasadës serbe në Tiranë.
Protestuesit i kanë bërë thirrje Serbisë të ndërpresë fushatën kundër Kosovës.
“Hiqni duart nga Kosova”, kanë qenë thirrjet e qytetarë, ndërsa i kanë bërë thirrje autoriteteve të mos përkrahin Serbinë.