image Protestë në Itali kundër rritjes së çmimeve

Evropë

Protestë në Itali kundër rritjes së çmimeve

news image

Italianët sot kanë protestuar kundër çmimeve rekord të gazit dhe elektricitetit mes shumë rritjeve të kostove te jetesës ne vend. Italianët protestuan me sloganet si “Nuk i paguaj faturat: apo “Nuk kam më asnjë euro për gjysmën tjetër të muajit”, përcjell Sinjali.

Protestuesit kanë kërkuan ulje të çmimeve, rritje pagash dhe më shumë mbështetje për familjarët në mënyrë që t’i mbrojnë nga kostot e larta të energjisë.

“Njerëzit po fillojnë të ndjejnë rritjen e çmimeve në faturat e tyre. Për segmentin më të dobët të popullsisë që ka rrogat më të ulëta, ky po bëhet një problem shumë serioz”, thotë një nga protestuesit.

Çmimet e larta të energjisë që janë të nxitura nga lufta me Ukrainën kanë shtuar presionin ndajë qeverive rreth Evropës. Bashkimi Evropian që më parë mbështetej tek Rusia për rreth 40% të gazit, po përpiqet të shkëpusë varësinë ndaj Moskës.

Importuesit e mëdhenj si Gjermania dhe Italia kanë gjetur alternativa të tjera dhe po mundohen të krijojnë rezerva përpara dimrit që premton të jetë i vështirë.

/GazetaSinjali/