image Protesta të tensionuara pas masave të reja izoluese në Holandë - Sinjali

Protesta të tensionuara pas masave të reja izoluese në Holandë

news image

Prej sot në Holandë restorantet, kafenetë dhe supermarketet duhet t’i mbyllin dyert e tyre në orën 20:00 për tre javët e ardhshme, ndërsa dyqanet tjera që në orën 18:00, transmeton Sinjali. Do të ketë gjithashtu këshilla për të kufizuar vizitat në shtëpi dhe të gjithë duhet të punojnë nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo për shkak të situatës së rënduar me COVID-19.

Ndërsa këto masa të reja kanë ngjallur pakënaqësi te qytetarët, të cilët të premten kanë protestuar.

Policia përdori ujë për t’i shpërndarë protestuesit, ndërsa këta të fundit bënin zhurmë e brohoritje nëpër qendrën e qytetit.

Masat e reja në Holandë, ku përfshihen së paku tri javë me kufizime në restorante, dyqane e ngjarje sportive, janë izolimi i parë i pjesshëm dimëror në Evropën Perëndimore.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin