image Protesta në Shqipëri/ U raportua se ishte motra e të vrarit Klodian Rasha, familjarët demantojnë lajmin

Shqipëri

Protesta në Shqipëri/ U raportua se ishte motra e të vrarit Klodian Rasha, familjarët demantojnë lajmin

news image

Sot u raportua në media se motra e të vrarit nga policia, Klodian Rashës, i ka humbur ndjenjat gjatë protestës në Tiranë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas mediave të Shqipërisë, femra që humbi ndjenjat sot ka folur për shumë media duke thënë se quhej Bora Rasha, si dhe duke u prezantuar si motra e të ndjerit Klodian Rasha.

Ndërsa familjarët e Klodian Rashës kanë kontaktuar me Top Channel duke thënë se zonja në fjalë nuk ka të bëjë me familjen e tyre, përcjell Gazeta Sinjali.

Është mësuar se vajza është nga Saranda dhe dyshohet se ka probleme mendore./Gazeta Sinjali/