image Propozohet Superkupa “Maradona” që të luajnë fituesi i Evropës dhe i Amerikës Latine

Futboll

Propozohet Superkupa “Maradona” që të luajnë fituesi i Evropës dhe i Amerikës Latine

news image

Superkupa “Maradona” është ideja më e re që vjen nga Argjentina. Mediat në shtetin amerikano-jugor, që triumfoi në Copa America, kanë hedhur idenë e një ndeshjeje me Italinë fituese të Kampionatit Evropian.

Ideja nënkupton një përballje mes kampionëve të sapo-shpallur në kontinentet përkatëse dhe kupa do të marrë emrin e legjendës argjentinase Diergo Armando Maradona, i cili u nda nga jeta më 25 nëntorin e vitit të kaluar.

Për momentin bëhet fjalë thjesht për një ide, por që po ngacmon interesin dhe kuriozitetin e shumë njerëzve, megjithatë mbetet për t’u parë gatishmëria e federatave përkatëse, si dhe hapësirat në kalendarin e përfaqësueseve.

E sigurisht që ideatorët kanë menduar edhe për stadiumin që do të presë këtë Superkupë të veçantë dhe bëhet fjalë për impiantin e Napolit ose atë të La Paternal-it, pasi që të dy mbajnë emrin Diego Armando Maradona. /Gazeta Sinjali Sporti/