Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka propozuar që ndeshja ndaj Kosovës të luhet pa tifozë.
Ky mendim pritet t’i dorëzohet Federatës së Futbollit Maqedonas, para se të merret vendimi final.
UEFA-ja nuk pritet që të involvohet në këtë rast, ngase vendimi final u takon shteteve dhe jo organeve të futbollit.
“Të gjitha garat sportive, duke përfshirë ndeshjen Maqedonia e Veriut – Kosova, për mendimin tim duhet të luhen pa shikues. Ne do të rekomandojmë ndalesën për shikues edhe për një javë, deri më 13 mars. Por varësisht nga situata, mund të vendosim ndryshe”, ka thënë Filipçe në një konferencë shtypi të premten, njofton “ekipa.mk”.