image Propozimi franko-gjerman, Daçiq: S’mund të mbështesim një plan që thotë se Kosova është e pavarur

Politikë

Propozimi franko-gjerman, Daçiq: S’mund të mbështesim një plan që thotë se Kosova është e pavarur

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se bazat e planit franko-gjerman për Serbinë janë të papranueshme sepse plani fillimisht nis nga fakti që Kosova është e pavarur.

Nënkryetari i parë i qeverisë serbe tha se vendi i tij nuk mund të mbështesë një zgjidhje politike se si duhet të duket Kosova si shtet i pavarur nëse për të nuk është zgjidhur çështja e pavarësisë.

“Vendimet tona për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë kanë ndikim në qëndrimin tonë në lidhje me Kosovën, nëse e bëjmë këtë do të zemërojmë pak miqtë tanë tradicionalë”, tha sot Daçiqi në televizionin serb “Pink”.

Ai shtoi se Serbia duhet të shtrijë dorën në të gjitha anët e botës dhe se duhet të jetë e përqendruar në interesat e saj kombëtare.

“Serbia rrezikon shumë duke vendosur sanksione kundër Rusisë, nuk ka garanci se nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare. Ne nuk kemi garanci nga dikush nga perëndimi se këto interesa do të mbrohen”, tha shefi i diplomacisë serbe.

/GazetaSinjali/