Një person ka njoftuar se mikut të tij, pronarit të një lokalit, i ka humbur kuleta, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 00:30, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas tij, kuleta mund t’i ketë rënë në trotuarin afër “Tregut Ditor” dhe rrugës afër “Gjithçka 1 euro – Hira”.
Ai thotë se pronari lutet që ai i cili e ka gjetur, t’ia kthejë të paktën 80 për qind të parave që janë aty, pasi që, sipas tij, ato para janë planifikuar për paga të punëtorëve për këtë muaj./Gazeta Sinjali/