image Pronari nxjerr në shitje restorantin në të cilin Serbia pranoi kapitullimin

Sociale

Pronari nxjerr në shitje restorantin në të cilin Serbia pranoi kapitullimin

news image

Restoranti “Evropa 93” është restoranti në të cilin shteti serb pranoi tërheqjen e forcave nga Kosova në vitin 1999. Tani restoranti është nxjerr në shitje nga ana e pronarit, ngase nuk ka mjete për renovimin e tij, transmeton Sinjali.

Pronari Ramadan Sadiku deklaron se ai kishte parë nga afër procesin e arritjes së marrëveshjes ndërmjet forcave paqeruajtëse të NATO-s dhe forcave serbe. Ai thotë se pavarësisht se restoranti ka një histori domethënëse për popullin shqiptar, ai është i detyruar ta nxjerrë në shitje.

“Evropa 93” tani është i mbyllur pasi është vjetruar. Nuk kom pas ndihmë as nga Qeveria e Kosovës si dhe nga Qeveria e Maqedonisë për renovimin e këtij lokali”, ka thënë Sadiku. /GazetaSinjali/