image Pronari i shtëpisë në Lipjan kap në flagrancë hajnat në garazhën e tij, i ndjek derisa e hedhin një armë në tokë

Siguri

Pronari i shtëpisë në Lipjan kap në flagrancë hajnat në garazhën e tij, i ndjek derisa e hedhin një armë në tokë

news image

Mbrëmë, në pikë të natës, pronari i një shtëpie ne fshatin Rufc i Ri të Lipjanit është përballur me hajnat që tentuan të vjedhin në garazhën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur orës 03:00, kur disa persona kanë hyrë kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një shtëpi në Rufc të Ri.

Hajnave nuk u doli siç kishin planifikuar, pasi pronari i shtëpisë kishte dëgjuar lëvizje në garazhën e tij dhe menjëherë ishte vënë në veprim.

Më të arritur në vendin e ngjarjes, ai ka kapur në flagrancë të dyshuarit dhe i ishte ndjekur, po të njëjtit kanë arritur të ikin dhe të hedhin diçka në tokë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një armë gjuetie, që të dyshuarit kishin tentuar ta vjedhin.

Rastin e ka raportuar në Polici ankuesi, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rast dhe kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarve.

/GazetaSinjali/