image Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri, të përfshirë 11 persona

Drejtësi

Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri, të përfshirë 11 persona

news image

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se kanë shënjestruar një rast me 11 të dyshuar për blerje, posedimi, shpëlarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Në njoftim thuhet se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, në takim me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, kanë shënjestruar një rast të ri me njëmbëdhjetë persona.

Prokuroria Speciale, njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin “Reflektori”, ku janë të përfshirë njëmbëdhjetë persona, për veprën penale blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

/GazetaSinjali/