image Po transportonte drogë me makinë, arrestohet shqiptari në Venecia

Diasporë

Po transportonte drogë me makinë, arrestohet shqiptari në Venecia

news image

Në prangat e policisë italiane ka rënë një shqiptar pasi është kapur me 1 kg drogë marijuanë dhe kokainë.

Beretat jeshile të Venecias, gjatë një kontrolli rrugor, kanë ndaluar në Mira (Ve) një makinë të drejtuar nga një person me origjinë shqiptare që po lëvizte në drejtim të Dolos.

Pasi u ndal, shqiptari ngjalli dyshime për karabinierët për shkak të qëndrimit të tij mjaft evaziv dhe nervoz. Ndaj vendosën të thellojnë kontrollin në makinë, duke gjetur mbi 300 gramë kokainë e cila ishte e fshehur mirë pas sediljes së shoferit.

Më pas është ushtruar kontroll dhe në banesën e tij, ku janë gjetur dhe rreth 600 gramë të tjera marijuanë të ruajtura në një qese të mbyllur termike dhe 8 gramë kokainë të tjera gati për shitje, si dhe 1500 euro në para të gatshme, peshore dhe material që do të përdorej për paketimin e dozave. Kërkimi u krye me ndihmën e njësisë së qenve të Grupit Tessera.

Për rrjedhojë, shqiptari u arrestua për kryerjes së veprës penale të mbajtjes së lëndëve narkotike për qëllime shpërndarjeje droge dhe u la në “arrest shtëpie”, me urdhër të Prokurorit Publik në detyrë pranë Prokurorisë Publike të Venecias. Masa u konfirmua nga GIP gjatë verifikimit të arrestit.

/GazetaSinjali/