image Polonia sekuestron 1 ton heroinë me vlerë 60 mln dollarë, tre persona në pranga

Evropë

Polonia sekuestron 1 ton heroinë me vlerë 60 mln dollarë, tre persona në pranga

news image

Polonia ka sekuestruar të hënën rreth një ton heroinë me vlerë gati 60 milionë dollar. Ky është një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës në vend në vitet e fundit.

Policia njoftoi se droga u gjet në kontejnerë që ishin nisur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mbërritën në portin baltik të Gdynias.

Policia tha se mori informacion në lidhje me dërgesën nga autoritetet tatimore të Britanisë.

“Nuk kam nevojë t’ju ​​them se çfarë do të ndodhte nëse një sasi e tillë e kësaj droge të tmerrshme do të hynte në tregun polak”, tha Ministri i Brendshëm Marcin Kierwinski në një konferencë për shtyp, shkruan Euronews.al.

Droga ishte fshehur në një ngarkesë me tulla dekorative dhe u zbulua duke përdorur pajisje me rreze X. Tre polakë janë ndaluar në lidhje me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/