image S’janë lodra për fëmijë, por drogë - kështu e fshihnin kanabisin trafikantët në Shqipëri

Shqipëri

S’janë lodra për fëmijë, por drogë – kështu e fshihnin kanabisin trafikantët në Shqipëri

news image

Sot zhvillohet gjyqi për dhënien e masës së sigurisë për të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli” që goditi 23 grupe kriminale dhe u shtri në 5 qarqe të vendit. 

Trafikantët përdorinin metoda kreative për të trafikuar, teksa në pamje të parë duket se janë lodra për fëmijë, por brenda tyre ka drogë.

Në një video ku shihet droga e sekuestruar, ajo duket e fshehur në qese me ambalazhe që duken si karamele, por që në fakt janë kanabis në formë boçeje.

Ndërkohë, në Durrës, disa trafikatë në tentativë për të fshirë provat, hodhën kanabisin në tualet. Po ashtu, në një tjetër rast, trafikantët kishin fshehur drogën në një kuti kursimi, e cila ishte modifikuar, ku në një pjesë kishte lekë, dhe një pjesën e poshtme të saj kishte lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit “Tempulli” u arrestuan mbi 200 persona.

/GazetaSinjali/