Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një grua ka ndërruar jetë në Spitalin rajonal të Pejës, tri ditë pasi që i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjik.
Rastin në polici për vdekjen e saj e ka raportuar bashkëshorti i saj.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Gazetën Sinjali se lidhur me këtë rast prokuroria ka nisur hetimet.
“Lidhur me këtë çështje, prokurorja pasi që ka pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurores së shtetit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe njëkohësisht tash, derisa të vjen raporti i Mjekësisë Ligjore, janë duke u ndërmarrë veprime për hetimin e kësaj vdekje”, tha Nikçi./Gazeta Sinjali/