image Vdes një grua në Spitalin e Pejës, policia hap rast - Sinjali

Vdes një grua në Spitalin e Pejës, policia hap rast

news image

Një grua ka ndërruar jetë dje rreth orës 11:15 në Spitalin e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i tha Gazetës Sinjali se ajo ishte nënshtruar një operacioni dhe pasi që ishte udhëzuar për të shkuar në shtëpi, i ishte përkeqësuar gjendje dhe kishte vdekur në objektin e spitalit.

“Më datën 18 janar, rreth orës 11:15 policia është informuar që në Spitalin Rajonal të Pejës është një person pa shenja jete. Njësitë relevante menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe aty kanë kuptuar se viktima pasi që i ishte nënshtruar operacionit ishte liruar nga spitali, mirëpo të njëjtës i është përkeqësuar gjendja në objektin e spitalit. Ajo ka ndërruar jetë. Këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Rugova.

Ai tha se trupi i pajetë i saj, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe se rasti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e saj se ajo i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjik tre ditë më parë dhe se rastin në polici e ka raportuar bashkëshorti i saj./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin