image Prokuroria nis hetimet ndaj BIK-ut për mishin e prishur

Kosovë

Hetim/ Prokuroria nis hetimet ndaj BIK-ut për mishin e prishur

news image

Prokuroria Themelor e Prishtinës, ka nis hetimet ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës, për 21 tonë mish të prishur, që ishte destinuar të shpërndahet nëpër qytete të ndryshme të Kosovë për nder të festës së Kurban Bajramit.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën Sinjali, zëdhënësja e Prokurorisë Thmelore të Prishtinës, Lureta Ulaj.

“Prokuoria  Themelore ka iniciuar rastin për mishin e prishur dhe po ndërmerren veprimet për t’i zbardhur rrethanat e rastit”, tha për Sinjalin zëdhënësja Ulaj.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, më datë 21 gusht 2019, kishte kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, që të jap mendimin profesional për sigurinë e kësaj sasie të mishit të kurbaneve që ndodhej në depon e cila ishte marrë me qira.

Inspektorët e AUVK-ut, pasi kishin konstatuar se mishi që gjendej në depo nuk është i sigurt për konsumim, mishi u asgjësua në të njëjtën ditë nën mbikëqyrjen e AUVK-ut.

Gjatë festës së Kurban Bajramit, BIK-u  kishte terur për kurban 1391 krerë lopë.  Therja e kurbaneve ishte bërë në dy thertore, një në Hungari, ku janë therur 1150 krerë lopë dhe një në Istog, ku janë therur 241 krerë lopë.
Mishi i asgjësuar i përkiste një sasie të mishit të therur në Istog, që sipas inspektorëve të AUVK-ut, ishte prishur pasi që nuk ishte ngrirë në përmasat e duhura.