image ShSKUK: Me kërkesën tonë filloi hetimi ndaj tre zyrtarëve të IT-së - Sinjali

ShSKUK: Me kërkesën tonë filloi hetimi ndaj tre zyrtarëve të IT-së

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se inicimi për hetimin e rastit nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për tre zyrtarët e IT-së, është bërë me kërkesë të ShSKUK-së.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo u bë bazuar në raportin e Auditorit të Brendshëm të ShSKUK-së.

“Në lidhje me ngritjen e aktakuzës për tre zyrtarë të IT-së, nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë,  ShSKUK ka ofruar bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Kosovës të cilët i falënderon për bashkëpunim”.

“ShSKUK mbetet e përkushtuar për të parandaluar dhe luftuar çdo keqpërdorim nga kushdo qoftë”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin