Mbikëqyrësi i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave në Prishtinë, A.P., është ndaluar sot nga Prokuroria Themelore, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ai është ndaluar për 48 orë pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, sot me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet A.P., mbikëqyrës i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, në Prishtinë dhe zyrave regjionale, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/