image Prokuroria kundërshton aktgykimin për policin Remzi Shillova, kërkon që ai të dënohet minimalisht me 15 vjet burgim

Drejtësi

Prokuroria kundërshton aktgykimin për policin Remzi Shillova, kërkon që ai të dënohet minimalisht me 15 vjet burgim

news image

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar me gjashtë vjet burgim zyrtarin policor, Remzi Shillovën, i akuzuar për sulm seksual ndaj një të miture në Kamenicë, raporton Gazeta Sinjali.

Por, një aktgjykim i tillë po kundërshtohet nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Xheladini, tha për Gazetën Sinjali se Prokuroria në Gjilan ka ushtruar sot ankesë kundër këtij aktgjykimi, pasi që minimumi i dënimit për këtë vepër është 15 vjet burgim.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka pranuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit R.SH., me të cilin të njëjtit i është shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) viteve.”

“Prokuroria Themelore në Gjilan, sot ka ushtruar ankesë kundër këtij aktgjykimi për shkak të vendimit mbi dënimin, pasi që minimumi i dënimit për veprën penale në të cilën është akuzuar i pandehuri është dënim me burg pesëmbëdhjetë (15) vite”, tha Xheladini./Gazeta Sinjali/